Subscribe

Në kulmin e përplasjes mes kreut të shtetit dhe mazhorancës për gjykatën kushtetuese, anëtarja e renditur e para nga këshilli i emerimeve në drejtësi, Arta Vorpsi, shmangu presidentin dhe bëri betimin para një notereje.

 

Procesi ndodhi të mërkurën, në zyrën e noteres Miranda Xhemalce, pak orë para se Meta të deklaronte se nuk do ta thërriste atë për të bërë betimin.

 

Në deklaratën, që i është nisur me postë edhe kreut të shtetit, Vorpsi thekson se është gati për të ushtruar detyrën e saj.

 

ARTA VORPSI

 

ANETARE E GJYKATES KUSHTETUESE

 

 

“Unë e nënshkruara, Arta Vorpsi, në cilësinë e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të emëruar, bazuar në vendimin nr.132 datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, botuar në Fletores Zyrtare, me vullnetin tim dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses dhe me dorën e vendosur mbi Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”

 

 

Menjëherë pasi ka bërë betimin para noteres, anëtarja e gjykatës kushtetuese Arta Vorpsi ka njoftuar përmes postës drejtuesit e institucioneve kushtetuese.

 

Por në një reagim të shkurtër për këtë cështje, zëdhënësi i kreut të shtetit thotë se  “Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.”

 

Arta Vorpsi ishte e para ne listen e hartuar nga këshilli i emerimeve në drejtësi për t’u zgjedhur si anetare e kushtetueses.

 

Ajo u bë automatikisht pjesë e gjykatës më të lartë në vend dhe vendimi iu botua ne fletoren zyrtare, pasi presidentit i mbaroi afati 30 ditor dhe ai nuk u shpreh.

 

 

 

One thought on “Interes për zonën e lirë ekonomike, Veliaj: Kemi ftuar kompanitë gjermane

  1. Hajduti i cepanit,ka shkuar te bes kollaku,te dije a do ja ktheje ato parate qe ju ka len ciftit ne mire besim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *