Operacion policor i koduar “Çentralisti” i ndërmarrë nga krimi ekonomik dhe prokuroria e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 9 shtetasve të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Të gjithë personat e ndaluar nga policia kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Centeri me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro.

Ndërkohe janë proceduar në gjëndje të lirë dhe 5 shtetas, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Me poshte inicialet e 9 personave te prangosur ne kuader te operacionit “Çentralisti”, të gjithë pjesë e një kompanie “Call Center” në Tiranë.

 

J. F., 36 vjeç, banues në Tiranë
A. V., 30 vjeç, banues në Fier
E. K., 33 vjeç, banues në Tiranë
F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë
S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë
A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë
O. S., 22 vjeç, banues në Tiranë
A. G., 38 vjeç, banues në Tiranë
D. O., 25 vjeç, banues në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *