E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 orë më parë
Bota

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit, mes viktimave një fëmijë

Dymbëdhjetë persona, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetën të premten si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Sipas autoriteteve, tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe dy gra, u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën nga sulmet në fshatin Habboush. Ky fshat ishte urdhëruar të evakuohej nga ushtria izraelite, pavarësisht armëpushimit në fuqi.

Reklamë

Sipas dëshmitarëve në terren, re të mëdha tymi u ngritën mbi zonë pas bombardimeve.

Në një tjetër sulm në komunitetin Zrarieh, pranë qytetit Sidon, u vranë katër persona, përfshirë dy gra, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur.

Reklamë

Më herët, media shtetërore libaneze raportoi edhe për sulme ajrore dhe granatime në zona të tjera të jugut të vendit, përfshirë qytetin Tyre, megjithëse armëpushimi është në fuqi që prej 17 prillit.

Që nga rifillimi i përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars, mbi 2.600 persona kanë humbur jetën në Liban. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mes viktimave janë edhe 103 punonjës të ekipeve të shpëtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë