E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Romë, studentët djegin flamujt e SHBA-së dhe Izraelit gjatë protestës

Një flamur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një i Izraelit janë djegur gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Romë, në kuadër të demonstratave kundër politikave të qeverisë italiane, raportojnë mediat vendase.

Gjatë marshimit janë dëgjuar gjithashtu thirrje për bojkotimin e Izraelit.

Reklamë

Protesta në Romë është pjesë e mobilizimit studentor të zhvilluar këtë të premte në disa qytete të Italisë, në kuadër të “No Meloni Day”. Mijëra studentë kanë dalë në rrugë në qytete si Torino, Milano, Firence, Xhenova dhe Kagliari, duke kundërshtuar politikat arsimore të qeverisë, kostot e studimit dhe rritjen e shpenzimeve për armatime. Në disa prej tubimeve janë regjistruar momente tensioni dhe përplasje, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa të shtuara sigurie.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.