E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 5 orë më parë
Kronikë

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Elbasan.

Sipas burimeve, janë ushtruar kontrolle të shumta në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshm, kryesisht në narkotikë.

Reklamë

Me vendim të gjykatës, janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndërkohë janë ekzekutuar edhe masa ndalimi të personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se janë vendosur gjithsej 26 masa ndalimi. Deri më tani 18 persona janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Aksioni është ndërmarrë nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa kontrollet janë shtrirë paralelisht në disa zona, përfshirë Prrenjasin e Librazhdin, si dhe bashki të tjera përreth.

Vazhdo të lexosh

Reklamë