Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, të ciliu iu gjetën në makinë 1000 fara kanabisi.
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.
Në kuadër të këtij operacioni, te Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K, në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa.





