E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle dhe masa ndalimi në disa bashki

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Reklamë

Mësohet se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndërsa njëkohësisht janë ekzekutuar edhe disa masa ndalimi ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

Më shumë video

Reklamë