Subscribe

Nikoll Sherrniku i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e “vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”. Por sipas avokatit mbrojtës, vendimi i gjyktës ka qenë i gabuar pasi prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme lidhur me ngjarjen.

ILIR DYZENI – AVOKAT
Aludohet se një automjet i cili pretendohet se është përdorur nga i mbrojturi prej meje ka kaluar në vendin e ngjarjes por thuaj në orë të afërta me ngjarjen. ne do ta provojmë se i mbrojturi prej meje është i pafajshëm. Kemi mbi 12 dëshmitarë që kanë qenë atë natë deri vonë me të. Automjeti që aludon prokuroria është i një personi që ka vdekur për shkak të covidit dhe i mbrojturi i nuk e njeh fare.

Edhe familjarët thonë se ai është i pafajshëm dhe se nuk e njeh autorin tjetër të dyshuar të shpallur në kërkim nga policia.

ASTRIT GJOKA – VJEHRRI I NIKOLL SHERRNIKUT
për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se Nikoll Sherrniku atë natë ka qenë në shtëpinë time. Dhe është çuar në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar tek shtëpia e tij se më datë pesë kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjarë dhe kemi shkuar tek shtëpia e Nikollës. Kemi ndenjur aty deri në orën 11:30 pastaj kemi shkuar në shtëpinë tonë.

Sipas Astrit Gjokës, dhëndri i tij është arrestuar pa asnjë provë.

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas procesverbalit të uniformave blu, rezulton se Nikolla Sherrniku është dorëzuar vet në Komisariatin e Policisë së Kurbinit.

Xhulio Prela u ekzekutua orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor në fshatin Gajush.

Ai po kthehej nga Shkodra për në Tiranë kur në autostradë i është bërë me shenjë me drita për të ndaluar. Sipas hetuesve, efektivi ka kthyer makinën drejt personit që ja bëri me drita por pas një bisede të shkurtër me dy autorët, ai u qëllua me armë zjarri. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Brilant Martinajn, i cili mësohet se ndodhet në Turqi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *