Subscribe

Për të gjithë ju që keni dilema se ku të kaloni një fundjavë dhe shijoni natyrën por edhe ushqimin, aplikacioni më i ri “AgroTimeAl” do të jetë një guidë për orientim.

 

Në total janë 260 ferma turistike të cilat do t’i gjeni në këtë aplikacion.

 

“Sot promovojmë një instrument shumë të rëndësishëm, për të lehtësuar  komunikimin me të gjitha hapësirat që ofron Shqipëria për agroturizëm dhe konsumatorët e këtij sektori. Një nga pikat e strategjisë së zhvillimit rural të qeverisës tone, është zhvillimi i agroturizmit, si një mundësi për të zhvillur jetën në fshat dhe për t’i dhënë mundësi prodhuesve të vegjël rural që nuk mund të dalin në tregje massive, por që mund të konkurrojnë me prodhime të një vlere të veçantë siç janë produktet tipike tradicionale që ofron lokaliteti”, tha Çuçi.

 

Qeveria ka aplikuar lehtësira fiskale për këtë sektor, me qëllim stimulimin e investimeve. Synimi është rigjallërimi i zonave rurale për nxitjen e turizmit vendas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *