E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ambasadorja franceze: Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më shpejt

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Cristina Vasak bëri thirrje që Gjykata Kushtetuese të ngrihet sa më parë. Nga Korça, ku shoqëroi një grup deputetësh francezë, Vasak tha se është më rëndësi ringritja e Kushtetueses sepse janë disa çështje shumë të rëndësishme që presin përgjigje.

 

Reklamë

“Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtu në Pogradec, Tiranë. Të gjithë personalitetet e politikës, pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.”

 

Sa i takon punës së Këshillit Politik, ambasadorja tha se duhet të vijojë puna dhe të arrihet një produkt i mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë