Subscribe

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj shprehet se në mënyrë që demokratët të bashkohen drejt fitores është i nevojshëm largimi i Berishës, njësoj siç bëri Lulzim Basha.

 

Në një dalje për mediat, ai tha se ish-kryeministri nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD, pasi është i përjashtuar, ndërsa e konsideroi praninën e Berishës në mbledhjen e sotme “të dhunshme”.

 

Po ashtu, ai bëri thirrje për ndërprerjen e gjuhës linçuese dhe proceseve paralele nga Komisioni i Rithemelimit.

 

“Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e tyre se në 6-7 muaj është zhvilluar një luftë, lincim që ka lënë gjurmë, është detyrimi ynë të japim sinjale, nuk mund të jepen sinjalet duke pushtuar selinë, duke ardhur në mënyrë të dhunshme në mbledhje grupi si ben zoti Berisha ndërkohë që nuk është pjesë e grupit parlamentar. Ne kerkojme: 1.Ndërperja e menjehershme e gjuhes lincuese. 2.Nderprerja e proceseve paralele për të thelluar ndasinë, s’janë të shëndetshme e nuk japin sinjale bashkimi 3.Kërkesa jonë e përseritur të ndërpritet kjo gjuhë e këto procese te njëanshme që demokratet në bazë të bashkohen. Ky është hapi i parë i bashkimit i pamjaftueshëm, se ne duam bashkimin drejt fitores. Si Basha që për gjithë arsyet e veta ndërmori përgjegjesine me dorëheqjden e njëjta gjë si simetri logjike jo si kusht por si nevojë e njerëzve poshtë që ështe ai të dorëhiqet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *