Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano i konsideron të pabaza akuzat ndaj ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca se dezinformon unionin për arritjet e Shqipërisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Stano theksoi se qëndrimet e delegacionit të BE në Tiranë janë qëndrimet zyrtare të Brukselit. Ai rrëzoi akuzat ndaj diplomatit, duke thënë se ai po bën gjënë e duhur.

“Akuzat në disa media hedhin dyshime mbi punën e delegacionit të BE në Tiranë, këto akuza janë të pabaza. Pozicionet e shprehura nga Delegacioni i BE në Tiranë Janë pozicionet e BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyeshme, përfshirë në reformën zgjedhore, të udhëhequr nga Luigi Soreca, dhe ekipi i tij për të afruar Flamurin e Shqipërisë më pranë Flamurit të Bashkimit Evropian”, shkruan zëdhënësi i BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *