Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi sërish aktakuzat e ngritura për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK, Kadri Veseli për krime lufte.

Meta tha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët se kjo sfidë duhet të përballohet me dinjitet dhe urtësi.

“Lidhur me aktakuzat e bëra ndaj presidentit të Kosovës, Hshim, Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetar i PDK, Kadri Veseli. Ky ëshë një zhvillim mjaft sfidant që jam I sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet dhe largpamësi nga këta dy personalitete. Kjo nuk shtë një sfidë e tyre në planin individual. Jam I bindur se kjo do të përballohet me dinjitet dhe përgjegjësi nga gjithë klasa politike në Kosovë. Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK kemi aktakuza. Dua të shpreh solidaritetin tim edhe një herë.”  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *