E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksidentohet ish-ministri Ahmetaj në Kumanovë, pëson lëndime të lehta

Ish-ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është lënduar në nje  aksident në autostradën Tabanoc- Kumanovë.

Sipas mediave maqedonase sksidenti ndodhi rreth orës 17:30 disa kilometra nga pika kufitare Tabanoc,  ku janë përplasur një autobusë me dy makina, në njërën prej të cilave ishte ministri Ahmetaj.

Reklamë

 

Zv./ministri i MPB-së, Agim Nuhiu ka vizituar ish ministrin Arben Ahmetaj në spital e Kumanovës pas aksidentit që pati ai sot në rrugën Tabanovcë-Kumanovë, përcjell TetovaSot

Reklamë

 

“Falë Zotit, vëllai yne, ish ministri i Financave i Shqipërisë z. Arben Ahmetaj iu shmang pasojave dhe lëndimeve të rënda trupore nga një aksident automobilistik të pësuar në orët e pasditës në afërsi të Kumanovës. Edhe personat e tjerë të aksidentuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë! 
Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të aksidentuarit!” ka shkruar Nihiu

Sipas MPB-së, në këtë aksident janë lënduar 14 veta, mes të cilëve edhe Ahmetaj, i cili po udhëtonte me makinën “Range Rover”. Të lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ish-ministri Ahmetaj po ashtu ka pësuar lëndime të lehta trupore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë