Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit është përfshirë mbrëmjen e të dielës në një aksident rrugor në Tiranë.

 

Aksidenti ka ndodhur pranë zonës së Qafë Kasharit, ku makina e liderit të Vetëvendosjes është përplasur me një automjet të policisë. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të plagosur.

 

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka në një postim në Facebook.

 

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *