Policia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Arbrit.
Blutë informojnë se kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D.
Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv





