Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë Vërri, në aksin Kardhiq–Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Për shkak të goditjes së fortë, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Lexo edhe :
Si pasojë e aksidentit, 19-vjeçari me iniciale O.M. ka humbur jetën në vendngjarje, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ekipet e urgjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti.






