Ndoshta Era Istrefi mungoi në festivalin e madh të Ultra Music në Miami, por kjo nuk do të thotë që në skenë nuk fluturuan “shqiponjat”. Bëhet fjalë për Albert Stanaj, i cili nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për ne, por edhe për disa nga emrat më në zë të muzikës. Një prej tyre ishte natyrisht edhe DJ hollandez Afrojack, i cili e mirëpriti artistin e ri të talentuar në skenë me fjalë të mëdha.

 

 

“Tani vjen miku im Stanaj me këngën e re, zëri i tij do t’jua heqë trurin,” –  ishin fjalët e producentit 29-vjeçar. U tha, u bë! Stanaj jo vetëm dhuroi spektakël, por e ngriti turmën në këmbë, të cilët e pritën si një yll të vërtetë. Por ndoshta pjesa më e bukur erdhi në fund të performancës së artistit, që kohë më parë i bëri përshtypje dhe Kim Kardashian. Si për të vënë qershinë mbi tortë, ai bëri shqiponjën me dy duart e tij, një gjest që për të pranishmit ndoshta nuk thotë shumë, por që për ne e lartëson edhe më shumë këtë djalosh, i destinuar të na bëjë krenarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *