Subscribe

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimi Evropian dhe i Finlandës e Suedisë në NATO ishin mbështetja që dy kryeministrat Edi Rama dhe Sanna Marin i dhanë njëri-tjetrit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ne NATO. Behët fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e Aleancës se Atlantikut të Veriut dhe që për më tepër në kushtet e stome, dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë.

 

SANNA MARIN

KRYEMINISTRE E FINLANDES

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë bashkëpunuar plotësisht për sanksionet kundër Rusisë dhe është jetike që BE dhe Ballkani Perëndimor të jenë në harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe të bashkuar. Finlanda është një mbështetës afatgjatë dhe i fortë i zgjerimit të BE-së. Ne duam t’i shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Europian pasi të kenë përmbushur kriteret. Përparësia jonë është të nisim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa asnjë vonesë. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE.

Dy ditë para zhvillimit të samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama nuk pret përcaktimin e një date për çeljen zyrtare të negociatave anëtarësuese për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Folëm me kryeministren për atë që vjen në ditët e ardhshme apo atë që nuk vjen në ditët e ardhshme. Si merr kjo? Merreni si të dëshironi, lidhur më çeljen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes konferencave ndërqeveritare. I thashë kryeministres që unë nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin.

 

Te enjten në Bruksel kryeministrat apo presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në ditën e parë të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian.

 

Dy çështjet janë e ardhmja evropiane e rajonit të Ballkanit dhe diskutimet për aplikimet për statusin e vendit kandidat për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *