Ministria e Brendshme prezantoi sot aplikacionin “Agjencia Dixhitale”.
Aplikacioni shërben si komisariat dixhital, i aksesueshëm nga çdo qytetar, ku mund të denoncohet në kohë reale shkeljet.
“Ky është një mjet i ri dhe qytetari për të raportuar shkelje apo abuzime nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, e jo vetëm, në çdo kohë, nga çdo vend dhe në anonimat”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
/vizionplus.tv





