Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Forumi Ekonomik që po mbahet në Tiranë tha se se sdutentët francezë që janë në Tiranë, duan të qëndrojnë po këtu edhe pas studimeve.
Duke bërë batuta me presidentin francez, Rama uroi që opozita të mos fajësojë Macron për qëndrimin e tyre në Shqipëri.
Rama: I dashur Emmanuel, të dashur miq, isha shumë i lumtur kur mendova se ky forum do të vinte këtu edhe për një arsye tjetër. Pasi bërë disa kërkime, ajo çfarë kuptova që ky është etaloni i përpjekjes për të menduar ndryshe. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që do të dalë prej këtej dhe për gjithkënd që duhet të këtë ndjesinë që duhet të kthehet në Shqipëri për të investuar dhe për të qëndruar. Më duhet të them diçka që mbase nuk do jetë shumë i lumtur që ta dëgjojë, falë ndihmës së tij dhe disa udhëheqës të tjerë kemi çelur degën e re të kolegjit të Europës në Tiranë. Por, ajo çfarë ndodh është që kemi studentë nga e gjithë Europa dhe ata që vijnë duan të qëndrojnë dhe punojnë në Tiranë. Nuk duan të shkojnë më në Francë Emmanuel. Shpresoj fort që opozita nuk do t’iu fajësojë që ju jeni shkaku që ata duan të rrinë në Tiranë duke qenë se keni ardhur kaq shpesh në Tiranë.
/vizionplus.tv





