Kryedemokrati Sali berisha ishte i pranishëm këtë të enjte në Sarandë ku prezantoi kandidatët e “Aleancës për Shqiëprinë Madhështore”.
Gjatë fjalës së tij ai e vuri sërish theksin te gjendja e rëndë ekonomike e shqiptarëve.
Sipas tij sot shqiptarët janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike, pensionistët e kanë të pamundur të mbyllin muajin për shkak të çmimeve të shtrenjta.
Ai tha se kjo situatë e mjerueshme vjen për shkak të keqqeverisjes.
“Ne që jetuam diktaturën staliniste të Enver Hoxhës e përmblidhnim me një termë atë diktaturë, ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, po ishte kjo diktaturë me tiraninë e mjerimit që u imponohej me hiperkolektivizim. Sot nuk ka hiperkolektivizim, por pensionisti, punëtori, mjeku, inxhinier, profesionisti jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili e detyron atë tu thotë fëmijëve merrni rrugët e botës. I cili e lë këtë zonjë apo zotëri pa ilaçe, këtë javë nuk po i marr ilaçet se nuk arrij. Kush është ai që merr ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lek. Cili është ai që kënaq veten apo njerëzit e tij me një pension qesharak. Mos harrojmë që shumica e burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, 57% e pensionistëve marrin pensione shumë më të vogla. Si ka mundiësi që përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme, sepse çmimet nga viti 2013-të deri më sot janë dyfishuar. Një pensionist i cili në vitin 2013 merrte 148 mijë lek, për të jetuar sot si në atë kohë duhet të marrë 390 mijë lekë. Po çfarë ndodhi këtu, apti luftë? Jo, por ëkru shqiptarët u vodhën”, tha Berisha.





