Ish-ministri i Financave dhe ish-deputet i PS për disa mandate, Arben Malaj ishte i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I pyetur nga moderatorja Borakaj duke ju referuar emrave në listat e kandidatëve se a kanë ngelur më socialistë në PS, Malaj tha se kanë ngelur vetëm ata që u gjendën në momentin e duhur.
Ai nuk kurseu kritikat për lënien jashtë lsistave apo futjen në listë të hapur të disa prej senatorëve të PS.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kanë ngelur shumë socialistë në listat e PS?
Malaj: Unë them si sinergji pozitive mbështetës të PS janë të shumtë, përfaqësia e tyre është problemi real.
Borakaj: Janë socialistët ata që shkojnë në ditën e votimit?
Malaj: Kur vjen puna te gjenerata e vjetër të cilët janë votues konservatorë, po. Por sfida është te të rinjtë. Ka një deformim te brezi i ri, i cili është joshur vetëm nga përfitimet afatshkurtra që i merr vetëm kur je pranë liderit. Nuk kemi një gjjeneratë të mrië të rinjsh.
Borakaj: Është dhe sistemi që favorizon servilizmin?
Malaj: Unë përgjegëjsinë ja vë lidershpit. A kërkon ai pushtet bsolut? Për këtë i duhet t’i joshë. Pra ne shohim rrugën e joshjes, promovim pa eksperiencë që është përgjegjësi e jashëtzakonshme. Është për të qeshur një rast i kryeminsitrit, më kritikoi në telefon tha dhe e mora nga PD dhe e solla në PS. Ka disa të rinj në listat e Tiranës. Por populli shqiptar ka një thënie që nuk bëhet bukë e mirë nga mielli i huaj. Vret shpirtërisht të gjithë ata. Nëse e bën për vota, mos të të gënjejë mendja.
Borakaj: Bëhet kjo për të vrarë kundërshtarin?
Malaj: Ne po demiokratizojmë PS duke marrë nga kundërshtari politik, nuk është normale. Nuk përcaktojnë votat e tyre rezultatin.
Borakaj: I djeg shpejt Rama këtë kandidatë?
Malaj: Unë besoj se po. Edhe ata që i heq nga një karrierë i mban një mandat dhe pastaj … Unë çuditem si u hoq ky ministër ai se dinte që do hiqej.





