Kryedemokrati Sali Berisha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Napoli të Italisë, ku ka zhvilluar takime me emigrantët shqiptarë.
Në fjalën e tij Berisha ju bëri thirrje emigrantëve që të votojnë koalicionin “Shqipëria Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit.
Gjithashtu kryedemokratin Sali Berisha ka “thuambuar” dhe kundërshtarin e tij politik, duke theksuar se Edi Rama duhet të bëhet gati se Diaspora po vjen të votojë ndryshimin.
“Jeni krenaria e vërtetë kombëtare. Po shkojmë drejt raundit të fundit të betejës tonë drejt 50 ditëve që kanë mbetur. Këto 50 ditë janë vendimtare për shpëtimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Kam deklaruar me bindjen më të thellë se ky vit është viti i diasporës shqiptare. Do jenë shqiptarët nga jashtë që do shpëtojnë Shqipërinë. Prite Edi Rama diasporën se po vjen, po vjen të shpëtojë mëmëdheun. Po vjen t’i dalë zot Shqipërisë të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi të cilin do ta kishte lakmi Totrino, Escobari, El Ciapo. Banditët dhe kriminelët më të mëdhenj të planetit. Rama me ditë të numëruara diaspora po vjen, diaspora po vjen po vjen sepse ti shkatërrove njëra pas tjetrës ëndrrat më të bukura më fisnike të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.





