E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 10 minuta më parë
Vendi

Ministri Hoxha takon ish-Presidentin francez: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande.

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të lartë. Sot, sipas tij, marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë bazohen në gjashtë fjalë kyçe: Evropë, siguri, investime, kulturë, arsim dhe besim.

Reklamë

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Ministri i Jashtëm theksoi se “patëm një bisedë shumë të pasur mbi vendin strategjik të Ballkanit Perëndimor në agjendën aktuale evropiane, në një kontekst gjeopolitik të karakterizuar nga pasiguri të thella.”

“Theksova se, për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje historike dhe identitare, e bazuar në reforma të thella, në përafrim të plotë me vlerat evropiane dhe në një vullnet të vazhdueshëm për konsolidim demokratik. Hyrja në fazën vendimtare dhe përfundimtare të negociatave të anëtarësimit konfirmon nevojën për të ruajtur besueshmërinë dhe vazhdimësinë e procesit të zgjerimit”, tha Hoxha.

Reklamë

Hoxha dhe Hollande shkëmbyen mendime mbi rolin thelbësor që luan Franca në përcaktimin e së ardhmes evropiane.

“Kërkesa e saj në fushën e reformave, e kombinuar me angazhimin strategjik për një Evropë më të fortë dhe më koherente, e bën atë një aktor të pazëvendësueshëm në politikën e zgjerimit”, shtoi Hoxha.

Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi se bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përbën jo vetëm perspektivën e ardhshme, por edhe një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të të gjithë Evropës.

Hoxha e falënderoi ish Presidentin për ndarjen e përvojës dhe vizionit të tij mbi dinamikat evropiane, veçanërisht mbi rëndësinë e mbajtjes së zgjerimit si një projekt njëkohësisht politik dhe strategjik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë