Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës dhe krimit të organizuar

24 Qershor 18:31

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në selinë e Europol në Hagë, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, dhe përfaqësues të qendrave të specializuara të agjencisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.

Gjatë takimit u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, me fokus të veçantë në luftën kundër trafikut të narkotikëve, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online.

Lamallari vlerësoi partneritetin e ngushtë operacional midis Policisë së Shtetit dhe Europol, duke nënvizuar se bashkëpunimi aktiv dhe pjesëmarrja në operacionet e përbashkëta kanë dhënë rezultate konkrete në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe ngritjen e nivelit të sigurisë.

“Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe po dëshmon çdo ditë se vepron si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët europiane me të njëjtin angazhim si vendet anëtare të Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

Në përfundim të takimit, të dyja palët riafirmuan angazhimin për ta çuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Europol në një nivel më të lartë, nëpërmjet intensifikimit të shkëmbimit të informacionit, koordinimit operacional dhe veprimeve të përbashkëta kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.

Gjatë vizitës në Hagë, Ministri Lamallari u takua gjithashtu me homologun holandez dhe me Presidentin e Eurojust.Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë për të forcuar rolin e saj si partner kyç në sigurinë rajonale dhe europiane, sidomos në luftën kundër krimit transnacional.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Europol Lamallari Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për këtë të diel, 12 korrik 2026

më shumë...

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

më shumë...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

8:22

Horoskopi, 12 korrik 2026, çfarë kanë parashikuar...

7:14

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në...

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.