E mërkurë, 14 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debate të forta tek “territorialja”, PS e PD përplasen për zbatimin e afatit të realizimit të reformës

Komisioni i posaçëm për reformën territoriale nisi me debate mes anëtarëve. Në nisje të mbledhjes, opozita ngriti shqetësimin se afati për produktin final, që është muaji korrik, nuk do të kapet, pasi ecuria e komisionit po vijon me ritme të ngadalta.

Anëtarët e PD-së: “Nuk kemi kohë që për 20 ditë të zbatojmë ato që kemi miratuar vetë më herët.”

Reklamë

Por mazhoranca nuk ishte e të njëjtit mendim. Bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, u shpreh se afatet janë vënë në bazë të ligjit dhe, për këtë arsye, ato duhet të zbatohen.

“Hesht dhe dëgjo, sepse fole sa deshe. Vendimi i cili krijon komisionin është një ligj që ka ca data e ca gjëra.”, Mazniku, bashkëkryetar i PS.

Reklamë

Mosdakordësitë mes palëve bënë që demokratët dhe socialistët të debatonin me tone të ashpra.”

Mazniku: “… Ju flisni vetë dhe ne s’na lini. Boll ju kemi duruar.”

Zhupa: “Mos më thuaj “mbylle gojën”, nuk e drejton vetëm ti këtë komision.”

Kjo e mërkurë solli dëgjesën e fundit me kryebashkiakët në komisionin për reformën territoriale. Ata kërkuan më tepër mbështetje financiare, si dhe shtim të burimeve njerëzore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë