Avokati Enea Cenko i cili është edhe praktikues i besimit fetar, ka bërë një kërkesë për kreun e PD, Sali Berisha, nga studio e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Cenko kërkoi që Berisha të ndryshojë orarin e konferencës për mediat ditën e premte, pasi përkon me orarin kur besimtarët myslianë falen në xhami.
“I bëj thirrje Doktor Berishës. Megjithë respektin që kam, ai shpesh gjatë kohës së orarit në Namazit të Xhumasë, ai mban konferenca mediatike, i bëj thirrje të ndryshojë orarin”, tha Cenko.





