Myrto Uzuni ka shënuar emrin me gërma të arta në historinë e Granadës ditën e sotme, pas golit të shënuar përballë Almerias në Ligën e dytë spanjolle.
Uzuni ka shënuar ditën esotme golin e nëntë sezonal dhe të 44-ërtin me bluzën e Granadës duke barazuar golashënuaesin më të mirë të historisë së klubit El Arabi.

Por ndryshe nag El Arabi të cilit iu deshën 105 ndeshje për të realizuar 44 gola me Granadan, Uzuni e arrit këtë shifër me 101 ndeshje të luajtura.
Kujtojmë që Granda e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0 përballë Almerias, pasi në minutën e 45-të të sfidës Uzuni arriti të marrë një top mbrojtësit kundërshtar dhe aps një lëvizje të bukur në zonë realizoi golin.





