Në një lidhje me skype me emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso foli nga komisariati i Elbasanit ku u shoqëruan disa nga qytetarët pas protesës së opozitës.
Kaso tha se përplasja në Bradashesh u provokua nga policia.
Lexo edhe :
Related Posts
I pyetur nga moderatorja Borakaj se në disa media është folur që policia ka patur informacion se protestuesit kanë patur në plan t’i vënë zjarrin karburanteve në rrugë, Kaso tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.
Pjesë nga biseda:
Barkaj: Policia nuk priti orën 20:00 siç ju kishit paralajmëruar, ndërhyri 40 minuta para afatit. Sa i takon të shoqëruarve keni patur komunikim?
Kaso: Siç e thatë edhe ju rrethrrotullimi i Bradasheshit ishte nyja e vetme ku pati një konfrotim, pasi policia ndërhyri shpejt në një moment kyç kur protestuesit krijuan një komunikim humanitar, në atë moment ndërhynë forcat e policisë që na shpërndanë në mënyrë të dhunshme dhe shoqëruan 21 protestues. Pas marrjes së deklaratave na është thënë se do të lirohen.
Borakaj: Jeni i kënaqur nga protesta?
Kaso: Sigurisht që pjesëmmarrja në çdo protestë jemi të pakënaqur me veten, por në kushtet siç u organizua besoj se kishte pjesëmarrje të kënaqshme. Më pas sigurisht përfundimi i protestës nuk ishte forma të cilën prisnim, pasi ishte e njëjta protestë si në 5 nyjet e tjera.
Borakaj: Në disa media është theksuar se policia kishte informacion se mund t’i vihej flaka karburanteve?
Kaso: Janë përralla policore për të justifikuar dhunën e tyre. Nuk ka patur asnjë plan të tillë, por edhe sikur të ishte e vërtetë, kush ua ka mbajtur dorën protestuesve për 2 orë e 30 minuta.
Kikia: Protestuesit janë ndaluar se bllokuan rrugën, pse nuk ju arrestuan të gjithëve?
Kaso: Në konfuzionin dhe në atë konfrontimin e momentit nuk ka patur qartësi, kë kanë parë aty për momentin e kanë shoqëruar. Kanë marrë jo vetëm protestues, por edhe drejtues politikë siç është Aurel Bylykbashi, apo sekretarë të degëve. Mua më kanë para komisariatit, madje shkova vetë për tu interesuar për numrin e saktë dhe personat konkretë të shoqëruar.
Borakaj: Vetëm në Elbasan pati një sjellje të tillë të policisë, në Durrës, Milot jo, në Tiranë ishin protestuesit që tentuan të ushtrojnë forcë ndaj poliçisë dhe policia nuk reagoi, a ishin njoftuar ata në Elbasan?
Kaso: Sigurisht që po, dhe është marrë e njëjta përgjigje standarde në të gjitha nyjet.
Xhafo: E lidh këtë me zellin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit për t’i treguar shefave se sa i fortë është?
Kaso: Besoj se jeni shumë afër të vërtetës, ishte një mesazh i qartë ku lexohej se Elbasani është i joni. Jo vetëm i mazhorancës e cila shpeshherë e ka qeverisur përmes bandave, por edhe i segmenteve të caktuar të Policisë përmes bandave.
Borakaj: Kur do të jetë protesta e tretë?
Kaso: Do të vijojë me forma të tjera proteste, po mendojmë datën. Sigurisht nuk ka për të kaluar kohë për protestën e radhës.
Borakaj: A kishte përfaqësues të PL ditën e sotme?
Kaso: Nuk di të them sa i përket qarkut të Elbasanit, të Qarkut të Korçës nuk i pashë. /Vizionplus.tv/






