Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

22 Maj 17:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm “ta dëgjojnë qëndrimin e Serbisë”.

Në një opinion për Fox News, më 22 maj, Vuçiç shkroi se Serbia i ofron SHBA-së “thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë”.

Presidenti i Serbisë, shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan edhe lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën – tha se “marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit”.

Vuçiç shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e “korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre digjitale, që lidhin Evropën Juglindore me pjesën tjetër të kontinentit”.

Ai e vuri në pah edhe, siç tha, gatishmërinë e Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt për “ta dëgjuar seriozisht dhe pa paragjykime qëndrimin e Serbisë”.

“I kujtoj takimet në Shtëpinë e Bardhë me rrethin e tij më të ngushtë, të cilat zgjatën me orë të tëra pas negociatave të vështira, por në asnjë moment nuk ndjeva se shqetësimet e mia u shpërfillën apo se u trajtova ndryshe”, shkroi ai.

Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, në shtator të vitit 2020, Vuçiq nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan, të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti.

Vuçiç shkroi po ashtu se simpatia e Serbisë ndaj SHBA-së është rritur, ndryshe nga, siç tha ai, pjesa më e madhe e establishmentit evropian, “që e sheh filozofinë ‘Amerika e Para’ me një përzierje hutimi dhe armiqësie”.

“Gjatë udhëtimeve të mia nëpër vend kam vërejtur diçka që në kontinentin tonë është pothuajse e rrallë: entuziazëm të pashtrembëruar për udhëheqjen e Donald Trumpit”, shkroi Vuçiç.

Ai tha se Serbia për një kohë të gjatë ka ushqyer “dyshime të rrënjosura thellë” ndaj SHBA-së, veçanërisht për shkak të kujtimeve nga bombardimet e NATO-s.

NATO-ja kreu bombardime kundër Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999, për të ndalur krimet e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Vuçiq shkroi se qytetarët e Serbisë e shohin Trumpin si paqebërës dhe se Serbia sheh tek ai “një lider që vlerëson sovranitetin kombëtar përballë burokracisë pa fytyrë”.

“Nëse Donald Trump e viziton Beogradin, ai do të gëzojë një mikpritje që nuk është parë në Evropë”, shkroi ai.

Vuçiç, në fund të dhjetorit, kishte deklaruar se Beogradi priste hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të SHBA-së, por se kjo, deri tani, nuk ishte ndier.

Ai përmendi atëherë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, të cilat SHBA-ja i vendosi në janar të vitit 2025 për shkak të shumicës së pronësisë ruse në këtë kompani, si dhe tarifat amerikane ndaj importeve të huaja, nga të cilat, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti u godit Serbia.

Edhe pse ishte paralajmëruar disa herë, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së nuk ka filluar ende.

Në janar, Vuçiq deklaroi se për nisjen e këtij dialogu SHBA-ja kishte vendosur një kërkesë “politike” dhe një tjetër të lidhur me energjinë, pa dhënë hollësi.

Më shumë informacione nuk ka dhënë as Uashingtoni, i cili e sheh frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një nga interesat kryesore në Ballkanin Perëndimor.

SHBA-ja synon gjithashtu përparim të menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi prej më shumë se një viti.

Edhe pse Trumpi, në mars të vitit 2025, e nominoi republikanin Mark Brnovich për këtë post, administrata e tërhoqi këtë propozim në fillim të tetorit, pa dhënë arsye./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
SHBA trump Vucic

Nga e njëjta kategori

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

më shumë...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

më shumë...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.