Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Të poshtëruar dhe izoluar: Racizmi shkakton sëmundje

17 Janar 15:17

Meryam Schouler-Ocak e përjetoi vetë – së fundi në një tren në Gjermani isha ulur përballë dy zonjave të moshuara, të cilat më shikonin nga koka te këmbët gjatë gjithë kohës. Ajo fillimisht mendonte se ka diçka të pazakonshme në trupin e saj, apo në veshje. Por nuk kishte një gjë të tillë. Ajo thjesht ka flokë krejtësisht të zeza dhe është me origjinë turke.

Schouler-Ocak i quan këto forma të diskriminimit racist si “mikroagresion”. “Shumë njerëz me sfond migrimi, me lëkurë apo flokë të errëta, e përjetojnë këtë lloj diskriminimi pothuajse çdo ditë,” thotë profesorja e psikiatrisë ndërkulturore dhe specialiste e psikiatrisë, psikoterapisë dhe neurologjisë në Charité, klinika Universitare në Spitalet e St. Hedwig në Berlin.

Vështrime përbuzëse, fjalë të ulëta poshtruese dhe ofendime – diskriminimet raciste të këtij lloji akumulohen dhe mund të shkaktojnë sëmundje. “Mund të zhvillohet edhe në çrregullim post-traumatik dhe sëmundje të tjera psiqike”, thotë Schouler-Ocak.

Depresioni dhe frika nga racizmi

Ashtu si çdo formë tjetër diskriminimi – qoftë seksizëm apo antisemitizëm -racizmisynon të ofendojë një person. Në rastin e racizmit, njerëzit nënçmohen ose izolohen bazuar në origjinën e tyre, ngjyrën e lëkurës ose karakteristika të tjera të përgjithshme.

Të prekurit e përjetojnë këtë jo vetëm në formën e nënçmimit por edhe me sjellje agresive. I ashtuquajturi racizëm strukturor dhe institucional diskriminon njerëzit, për shembull, kur kërkojnë një apartament ose në tregun e punës. Ata që kanë lëkurë të errët, mbajnë shami ose kanë një emër të huaj kanë shanse më të këqija, thotë Schouler-Ocak.

Fyerjet e përjetuara vazhdimisht nuk mbeten pa pasoja për të prekurit. “Diskriminimi racist ka një efekt të rëndësishëm në shëndet”, thotë ekspertja Meryam Schouler-Ocak. Personat që përjetojnë këtë lloj diskriminimi kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje mendore sesa njerëzit që nuk kanë përvoja të tilla.

Ankthi, depresioni, çrregullimet post-traumatike, varësia ose psikoza – rreziku i sëmundjeve të tilla rritet. Arsyeja është fakti se diskriminimi racist ndikon në aktivitetin e trurit, thotë Schouler-Ocak. “Ka çrregullime në zona të caktuara të trurit, si dhe në sëmundjet psqike.”

Rreziku i lartë i sëmundjeve

Rreziku është veçanërisht i lartë për ata njerëz që, për shembull, pasi ikin nga vendlindja, përfundojnë në ndonjë strehim kolektiv, thotë ajo. Krahas traumës së ikjes dhe ndarjes nga familja dhe miqtë, ka dhe faktorë të tjerë stresues: mungesa e punës, mungesa e sferës private dhe përvojat e ndryshme të diskriminimit. “Ngjarje të tilla që pasojnë një arratisje kanë një efekt kumulativ,” thotë Schouler-Ocak. Sa më shumë përvoja të tilla, aq më keq.

Psikiatrja beson se shpeshtësia dhe shtrirja e sëmundjeve mendore përgjithësisht nënvlerësohen. Në rastin e personave të arratisur, problemi është edhe më i madh, thotë ajo. Në të njëjtën kohë, sëmundja mendore rrallë vjen vetëm. Stresi që njerëzit përjetojnë si rezultat i diskriminimit racor mund të shkaktojë edhe shumë probleme fizike: presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti janë simptoma të zakonshme, thotë Schouler-Ocak. Mund të pasojnë diabeti dhe sëmundjet e zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut. “Gratë shtatzëna kanë rrezik më të lartë për të lindur fëmijë para kohe, me nënpeshë”, thotë ajo për pasojat e diskriminimit racist.

Rritja e vdekshmërisë për shkak të diskriminimit

E gjitha kjo çon në rritjen e vdekshmërisë së personave të prekur, siç tregohet nga një studim aktual në revistën profesionale Lancet Psychiatry. Shkencëtarët kanë hetuar se si racizmi ndikon në shëndetin psikologjik të njerëzve me lëkurë të errët në SHBA.

Megjithëse sasia e të dhënave të mbledhura është relativisht e vogël, ka tregues se diskriminimi racist nuk ndikon negativisht vetëm në shëndetin e të prekurve drejtpërdrejt, por edhe në shëndetin e fëmijëve dhe pasardhësve të tyre. Epigjenetika merret me këtë fushë të ndikimit të faktorëve mjedisorë në aktivitetin e gjeneve.

“Racizmi dhe strukturat raciste janë zhvilluar gjatë historisë dhe për këtë arsye janë të integruara ngushtë në shoqëri,” thotë Schouler-Ocak. Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë, “U pëlqen apo jo, shumica e njerëzve të bardhë veprojnë në mënyrë raciste çdo ditë.” Kjo është arsyeja pse ai mendon se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për format e ndryshme të racizmit në mënyrë që sjellja dhe gjuha të mund të përshtaten në përputhje me rrethanat./DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Analize Diskriminim Racizëm

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

më shumë...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të, duhet të krijohet parti, në të kundërt s’ka sukses

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Autori Sadik Llani Vrau shokun me kallash, RENEA ende në kërkim të Sadik Llanit...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.