Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”,...

FOTO/ Kjo është arma me të cilën u tentua...

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas i “gjunjëzuar”...

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së...

Ish-deputeti vret zyrtarin e lartë në Tajlandë, plagoset shoferi...

BE për deklaratat e Kurtit: Nuk i komentojmë akuzat e pabaza

19 Shtator 14:43

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si “akuza të pabaza” pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke theksuar se ky i fundit ka mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të bllokut.

 

Kurti më 18 shtator deklaroi në Prishtinë se gjatë takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – të mbajtur në Bruksel më 14 shtator – Lajçak ishte “pozicionuar” kundër Kosovës.

 

Kryeministri kosovar tha se gjatë këtij takimi – që përfundoi pa një rezultat – dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Lajçakut për, siç tha ai, krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.

Kurti tha se Lajçaku “ka deformuar” procesin e dialogut, duke pretenduar se ai nuk është përqendruar në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes drejt normalizimit , por ka lejuar “që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”.

 

Marrëveshja që Kurti iu referua është arritur më herët gjatë këtij viti. Ajo nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

 

Stano është pyetur nga gazetarët se si mund të vazhdojë dialogu në këtë format pasi Kurti hapur ka shprehur mosbesim ndaj lehtësuesit të procesit, të cilin nuk e ka konsideruar si neutral dhe të paanshëm.

 

“Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë akuza të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë [Josep Borrell]. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre”, tha ai.

 

Sipas Stanos, mbështetja e fundit për lehtësuesit e dialogut, Borrell dhe Lajçak, ka ardhur përmes komunikatës së lëshuar në emër të 27 shteteve të bllokut më 19 shtator.

 

“Kjo do të thotë se është një deklaratë e miratuar nga ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare. Dhe kjo deklaratë saktësisht nënvizon pritjet e BE-së për Kosovën dhe Serbinë dhe si të ecet përpara në dialog”, tha Stano, duke theksuar se në deklaratë në mënyrë “eksplicite kërkohet nga Kosova dhe Serbia të ecin me zbatimin e obligimeve të tyre pa vonesa të reja”.

 

Në këtë deklaratë, që u lëshua pasi Borrell u takua në Nju Jork me kryediplomatët evropianë, BE-ja kërkoi edhe themelimin pa vonesa të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Për Asocacionin, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013. Por, Prishtina nuk e ka zbatuar atë, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

 

Ndryshe, pas takimit më 14 shtator, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

 

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

 

Sipas Vuçiç, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”./REL/

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE kurti lajcak Vucic

Nga e njëjta kategori

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës së tij, i refuzohet leja për të marrë pjesë në ceremoninë mortore

më shumë...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

më shumë...

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve, ja ndryshimet e forta në Kodin Rrugor, paralajmërimi për shoferët

më shumë...

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

1:09

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e...

1:07

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë...

12:39

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar...

12:36

FOTO/ Kjo është arma me të cilën...

12:18

Pas ndërtimeve pa leje, Tavo shkrin IMT-në...

12:14

Përdorimi i telefonit, shkaku kryesor i aksidenteve,...

12:10

“Ku shikoj shkurre, dua t’i djeg”, zbardhet...

11:52

Messi i thotë lamtumirë babait, ylli argjentinas...

11:51

Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh,...

11:33

“Nuk e njohim Kosovën”, deputeti ukrainas kundër...

11:31

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit...

11:25

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.