E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pas ndërtimeve pa leje, Tavo shkrin IMT-në e Himarës

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka vendosur të shkrijë strukturën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, pas evidentimit të rasteve të ndërtimeve pa leje në territor.

Vendimi vjen në një moment kur kontrolli i territorit dhe ndërtimet e paligjshme mbeten një prej problematikave më të ndjeshme në zonën e Himarës. Sipas burimeve, neglizhenca në ushtrimin e detyrës dhe mosmarrja e masave ndaj ndërtimeve pa leje kanë ndikuar në vendimin për riorganizimin e strukturës.

Reklamë

Ky është rasti i dytë që kryebashkiaku Vangjel Tavo vendos të shrkijë  strukturën e IMT-së në Himarë. Një vendim i ngjashëm ishte marrë edhe më 9 qershor 2025.

Vendimi i fundit vjen pas konstatimit të rasteve të reja të ndërtimeve pa leje.

Tashmë pritet të përcaktohet struktura e re që do të marrë përsipër funksionet e inspektimit, si dhe nëse riorganizimi do të sjellë një kontroll më të rreptë dhe më efektiv ndaj ndërtimeve pa leje në territorin e Himarës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë