Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Fara kanabisi dhe vaj/ Policia arreston 56-vjeçarin austriak në Kakavijë

16 Maj 16:21

 

Policia kufitare ka vendosur në pranga një shtetas austriak në pikën kufitare Kakavijë.

 

56-vjeçari nga Austria ishte nisur drejt ishullit grek “Samos” ndërsa automjetin e kishte mbushur me materiale të paligjshme, bimë, vaj dhe fara kanabisi.

 

I moshuari tentoi të përdorë kufirin Shqipëri-Greqi për të transportuar farat narkotike të cilat dyshohet se do të kultivoheshin në shtetin grek.

 

Policia vendosi në pranga autorin dhe sekusetroi automjetin e tij së bashku me një shumë parash.

 

Njoftimi i plotë:

Kakavije
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Samos”.
Operacioni, nga DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP Gjirokastër.
Tentoi të trafikonte fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme me destinacion final ishullin Samos, vihet në pranga 56-vjeçari austriak.
Sekuestrohen rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, një sasi lënde e dyshuar narkotike, një shumë parash dhe një automjet.
Policia Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, si rezultat i kontrolleve të shtuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacione të grumbulluara në rrugë policore, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Samos”.
Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Ë. S., 56 vjeç, banues në Austri.
Ky shtetas u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 190 000 (njëqind e nëntëdhjetë mijë) fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 57 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 250 ml vaj i dyshuar cannabis sativa, bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në vazo, pajisje për rritjen e energjisë elektrike, sende të tjera që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe 4995 euro.
Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas do t’i trafikonte këto sende të kundërligjshme për në ishullin Samos.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i lëndëve narkotike”.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
56 vjecari austriak Kakavijë Kanabis Policia Kufitare pranga

Nga e njëjta kategori

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë karnavalesh

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri, 5 mbeten aktive

më shumë...

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria: Është për tu përshëndetur! Ja zonat më të lira në Tiranë

më shumë...

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.