Shtatë raste të reja pozitive janë shënuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit, nga 3138 testime të kryera. Rastet u shënuan në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID, ndërsa katër qarqe në vend aktualisht nuk kanë raste aktive.
Në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1





