Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi hetimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për tenderin e ushqimeve.
Bëhet fjalë për një kallëzim që PD bëri në SPAK për Ministrinë e Mbrojtjes.
SPAK mori të pandehur tre zyrtarë, por sipas gjykatës, nuk ka shkelje të barazisë në tendera.
Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, në kohën që ky dikaster drejtohej nga ish-ministrja Olta Xhançka, në mars të vitit 2020, në kohën kur vendi u fut në karantinë, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
Në këtë kohë, shumë familje në nevojë mbetën pa ushqime dhe ky tender u zhvillua me qëllim që t’u vihej në ndihmë këtyre familjeve.
Partia Demokratike kallëzoi në SPAK Olta Xhaçkën, e cila u mor në pyetje, por prokurori i çështjes Ened Nakuçi nuk gjeti asnjë provë apo fakt që mund ta implikonte Xhaçkën në ndonjë vepër të mundshme penale.





