Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shkruan se Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën, pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një efektiv policie, ndërsa ka sjellë në vëmendje deklaratën e ministrit kohë më parë, ku shprehej se “pas çdo polici është fytyra e tij”.
“Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie. Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë. Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen. Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën”, shkruan Hajdari.





