E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton dëme në prodhimet bujqësore

Kapriçot e motit në fund të muajit qershor po shkaktojnë dëme thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Së fundmi, banorët e fshatit Drizë në Gramsh raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e stinës dhe në vreshta, si pasojë e reshjeve të forta të breshërit që kanë goditur zonën këtë pasdite.

Reklamë

Sipas banorëve, stuhia ka zgjatur vetëm pak minuta, por ka mjaftuar për të dëmtuar një pjesë të prodhimit bujqësor, duke vënë në rrezik mundin dhe investimet e bëra gjatë muajve të fundit.

“Punon gjithë ato muaj me bujqësinë dhe ta merr breshëri brenda 10 minutash”, shprehet një banor i fshatit Drizë, duke treguar shqetësimin për humbjet e pësuara.

Reklamë

Fermerët kërkojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa moti i paqëndrueshëm vijon të mbetet një shqetësim për sektorin bujqësor , blektoral dhe infrastrukturën në këtë periudhë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë