Korani, kjo specie ujore nga më të vjetrat në botë, po rigjallërohet në liqenin e Pogradecit. Kjo për dy arsye: ndalimi i gjuetisë se paligjshme dhe shtimi i rasatit.
Vetëm pak dite me pare ne liqen u hodhën 1 milion e 500 mije rasat korani.
Por zyrtaret e peshkimit tërheqin vëmendjen për më shumë investime, si për vendqëndrimin e varkave ashtu dhe për rregullimin e tregut.
Ngritja e nje markate qe do te kontrollonte jo vetëm shitjen e peshkut, por edhe madhësinë e koranit ne veçanti, ndërsa problemi tjetër sipas tij ka te beje me ngritjen e dhomave te peshkatarëve, si dhe vendet e ankorimit te varkave te peshkatarëve te licencuar ne çdo fshat.
Hedhjen e rasatit ne liqenin e Ohrit, pas shpalljes trashëgimi botërore dhe marrjes ne mbrojtje nga UNESCO, e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama. Ai paralajmëron vijimin e procesit si dhe një tjetër program investimesh buzë liqenit.
Në Ohër dalin çdo ditë për peshkim afro 250 varka të licencuara, por ka edhe një numër shumë të lartë mjetesh lundruese qe nuk kanë leje.





