Lulzim Basha mori fjalën e tij në kuvend duke pohuar se mbrëmë kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermanë kanë marrë një vendim që ndëshkon rëndë Shqipërinë.
Kreu i PD, tha se Rama është në dijeni të kesaj rezolute nga partite e rëndësishme gjermane të cilat kanë vendosur të mos japin aprovimin e tyre për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
“Sot ai po bën të paditurin dhe kërkon të manipulojë lajmin se mbrëme, pak ditë pas takimit Merkel-Macron, kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermane, janë shprehur kundër celjes së negociatave për Shqipërinë.
Ky është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman për të ndëshkuar qeverine e Ramës. Sipas qeverisë gjermane, Rama ka zhgënjyer pritshmeritë, nuk I ka bërë detyrat dhe nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Do të shohim që pas një javë Shqipërisë jo vetëm që nuk do ti vendosën vetëm kushte por do të ketë edhe një process kontrolli për celjen e negociatave.”
Pasi I mbaroi koha e caktuar, Ruci I kërkoi Bashës të ulej por kreu demokrat sikuse ka ndodhur edhe javët e kaluara nuk pranoi dhe për pasojë u bllokua seance. Kjo gje e detyroi kryetarin e kuvendit që të ndërpresë punimet.





