E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Gjermania është kundër çeljes se negociatave

Lulzim Basha mori fjalën e tij në kuvend duke pohuar se mbrëmë kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermanë kanë marrë një vendim që ndëshkon rëndë Shqipërinë.

Kreu i PD, tha se Rama është në dijeni të kesaj rezolute nga partite e rëndësishme gjermane  të cilat kanë vendosur të mos japin aprovimin e tyre për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

 

“Sot ai po bën të paditurin dhe kërkon të manipulojë lajmin se mbrëme, pak ditë pas takimit Merkel-Macron, kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermane, janë shprehur kundër celjes së negociatave për Shqipërinë.

Reklamë

 

Ky është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman për të ndëshkuar qeverine e Ramës. Sipas qeverisë gjermane,  Rama ka zhgënjyer pritshmeritë, nuk I ka bërë detyrat dhe nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

 

Do të shohim që pas një javë Shqipërisë jo vetëm që nuk do ti vendosën vetëm kushte por do të ketë edhe një process kontrolli për celjen e negociatave.”

 

Pasi I mbaroi koha e caktuar, Ruci I kërkoi Bashës të ulej por kreu demokrat sikuse ka ndodhur edhe javët e kaluara nuk pranoi dhe për pasojë u bllokua seance. Kjo gje e detyroi kryetarin e kuvendit që të ndërpresë punimet.

Më shumë video

Reklamë