Tashmë janë thyer spekulimet për flokët dhe përbërjen e dasmës së Meghan Markle. Tani jemi këtu për të diskutuar një element tjetër kyç të bukurisë së martesës: thonjtë e saj. Një gjë është e sigurtë-ne nuk do të shohim ndonjë ngjyrë ndryshe nga neutralet.

Me sa duket, protokolli mbretëror dikton që thonjtë të mbahen të shkurta, dhe me ngjura tek neutralet dhe roza e lehtë. Mbretëresha vetë thuhet se është duke përdorur manikyrin Essie Ballet Slippers, që nga viti 1989! Markle tashmë është duke u përshtatur me këtë mënyrë të re të jetës. Që nga angazhimi i saj, ajo ka patur thonjtë neutralë në çdo paraqitje publike mbretërore.
Mesa duket kështu do të jetë dhe ditën e dasmës!






