Gjykata e Tiranës la ne burg efektivin e policisë Dashamir Qershori, i cili dyshohet se shpërndante droge me makinën e policisë. 44-vjecari u arrestua tre dite me parë gjatë një operacioni ku u prangos edhe 25-vjeçari Elton Elezi. Qershori dhe Elezi u arrestuan ne flagrance ne rrugën e Elbasanit, kur po bënin gati shitjen e dozave të hashashit. Policia sekuestroi një fuoristradë me fenelina të policisë ne bagazhin e te cilës u gjeten dy thasë me 12 kg kanabis. Gjatë aksionit, Elton Elezi u largua me vrap për t’i shpëtuar policisë, por uniformat blu qëlluan me armë në ajër për ta neutralizuar.
Burg për policin e drogës





