Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin...

17 të vdekur dhe 115 të plagosur nga sulmet...

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë...

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën...

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën 72-vjeçari

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar në administratë...

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse faktet ishin...

“Rama mashtron për shpenzimet”, Berisha: Përse nuk lejon hetim parlamentar për gjithë udhëtimet me charter?

16 Qershor 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar më paratë e buxhetit të shtetit për vizita private, duke përdorur edhe avion charter.

Në një konferencë me gazetarët Berisha vuri në dukje se prej vitesh opozita kërkon komision hetimor për udhëtimet e kryeministrit dhe kjo kërkesë është rrëzuar nga socialistët, pikërisht pasi sipas tij Edi Rama kërkon të fshehë koston e udhëtimeve të tij për buxhetin e shtetit.

“Unë i them se ti je një mashtrues jo dy metra i gjatë, por dy kilometra i gjatë. Dhe në qoftë se ta mban, hajde lejo të krijojmë komisionin të analizojmë 140 udhëtime me Ismailin në dispozicion, sa kenë qenë zyrtare dhe sa kanë qenë private dhe familjare”, tha Berisha.

E ndërsa akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion, Berisha mbështeti edhe njëherë kërkesat e protestuesve për largimin e tij. Lideri i opozitës vuri në dukje se kushtetuta garanton mekanizmat për shkarkimin e Edi Ramës në parlament, duke garantuar se të gjitha votat e PD do të jenë pro shkarkimit të tij.

“Një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës. Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave, si të 5 kërkesave të tyre ashtu dhe të një liste tjetër me 20 kërkesa duke i analizuar një nga një ato”, u shpreh ai.

Në komunikimin me gazetarët Berisha komentoi edhe hetimin më të fundit të SPAK-ut për trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, duke akuzuar prokurorin Dumani se fsheh emrin e përfaqësuesve të qeverisë të përfshirë në këtë çështje.

“Kam vlerësuar dhe vlerësoj hetimin e kësaj dosje, nxjerrjen e listës së biznesmenëve të implikuar në këtë dosje dhe të trafikantëve, por nuk pranoj kurrë dhe nuk pajtohem kurrë me fshehjen e qeveritarëve apo qeveritarit të pranishëm në takim”, deklaroi kryedemokrati.

Berisha deklaroi se anëtarët demokratë në Komisionin e Ligjeve do të kërkojnë seancë me SPAK-un vetëm për këtë çështje.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë kilometrike në kufi këtë fundjavë

më shumë...

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolonjë

më shumë...

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset një motoskaf në det

më shumë...

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi jetën, flasin fqinjët: Ishte konsumator alkooli, në momentin e zjarrit na rrezikoi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

5:38

17 të vdekur dhe 115 të plagosur...

5:23

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga...

4:45

EMRI/ Zjarr në një pallat në Korçë,...

4:23

E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën...

4:10

Zjarr në një pallat në Korçë, humb...

4:08

Rama nga Jala: Të rinjtë e punësuar...

3:40

Protestat për Zvërnecin, Rama: U harrua sepse...

3:32

Lezhë/ U rrëzua në mal teksa ruante...

3:23

Durrës/ Policia merr masa për sezonin, shtohet...

3:11

Sigurimi i detyrueshëm në bujqësi! Qeveria bën...

2:54

Festa e liqenit të Shkodrës, turistë të...

2:36

“Rama shkeli Kushtetutën”, Berisha: 4 milionë euro...

2:16

Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm...

2:05

Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve...

1:45

Komente negative për Kalanë e Rozafës, Rama:...

1:30

Zbulohen 200 agresorët e turizmit, të paktën...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...
  • Tarifa në qendrat shëndetësore, Sala: Aplikohet vetëm për di...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.