Qeveria ka dështuar ne ndërtimin e rrugëve edhe pse ky sektor, vijon te marre buxhetin me te madh. Ne aksin kombëtar Tirane-Elbasan, kane mbetur 13 kilometër, por ne fakt ka tre vjet qe ajo ende nuk po përfundon. By-Pass-si i Fierit, ishte gangrena e këtij sezoni veror, ndërsa Rruga e Arbrit, vijon te mbetet ne letër. Këto shqetësime jane ngritur ne Komisionin e Ekonomisë. Ministri i Financave tha se autostrada Tirane-Elbasan kërkon para shtese, por ajo qe dihet është se do përfundoje për zgjedhjet e ardhshme, pra ne qershor. Edhe pse ju premtoi dibraneve se do te ndërtohet Rruga e Arbrit, qeveria ende nuk e ka ndare mendjen se si do te realizohet ky projekt, me fonde te buxhetit, me koncesion apo do te ndërtoje nje rruge alternative siç është ajo e Librazhd-Dibër. E deri sa te merret ky vendim, qeveria mbyll mandatin e saj qeverisës.
Nga ana tjetër, investimet me fonde te huaja janë kthyer ne nje problem vërtet madhor. Shembulli me tipik ishte By-Pass-i i Fierit, i cili ka tejkaluar afatet e përfundimit, por Ministria thotë se do te nise një grup inspektimi, per te verifikuar konfliktet e lindura dhe me pas t’i zgjidhe ato. I vetmi projekt madhor qe po merr leke është ai i Unazës se Madhe te Tiranës. 1.1 miliard leke u dhanë per këtë investim, para te cilat u mundësuan me aktin normativ te buxhetit, i cili mori miratimin e Komisionit te Ekonomisë.
Dështimi i qeverisë me rrugët
Subscribe





