Një dite pas daljes se kryeministrit ne rrjetet sociale ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili ka vene ne dukje se ndërsa shefi i ekzekutivit krihet para kamerave, ekonomia e biznesi i vendit po shkrumbohen. Ne nje postim ne Facebook kryetari i PD Basha i referohet shifrave te Bankës se Shqipërisë per kreditimin, i cili ka rene gjate muajit korrik krahasuar me nje vit me pare. Sipas Bashes, rënia e kreditimit do të thotë rënie e investimeve, më pak vende pune, më pak konsum dhe te gjitha keto jane shenja se ekonomia dhe biznesi kanë hyrë në ciklin e zi të krizës së madhe. Lideri i opozitës ka theksuar se ekonomia dhe biznesi po njohin renie, pasi duhet te përballen me biznesin e korrupsionit qeveritar dhe me biznesin e drogës. “Dje foli për arritjen e madhe, se ka dërguar ujë për vaditje atje ku nuk shkonte prej 20 vitesh. Po është e vërtetë, është uji që shkon për të vaditur parcelat me drogë, në vende ku nuk ishte parë e dëgjuar në këto 20 vite.” Shkruan lideri i opozitës.
Basha: Kreditimi ka rënë, ekonomia në krizë





