Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.
Rama e cilësoi marrëveshjen një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë ushtarake dhe ekonomisë vendase, duke theksuar se projekti do të krijojë mundësi të reja punësimi dhe formimi profesional për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht për ata që vijnë nga shkollat profesionale. Sipas tij, marrëveshja hap rrugën për ndërtimin e dy anijeve të para për ushtrinë shqiptare, duke rritur kapacitetet detare të vendit dhe duke synuar më tej edhe eksportin e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Rama: Është një marrëveshje me Ficantieri për të krijuar një shoqëri të re për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate. Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, vazat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës të cilët do të jenë të parët që do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër, në një të ardhme shumë të afërt, pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re në qytetin e tyre të lindjes. Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit nga profesionistët e Ficantieri. Gjithashtu kjo marërveshje hap rrugën për një diskutim të ri të natyrës ekonomike, si për Ficantieri ashtu edhe për shoqërinë KAYO. Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë në mënyrë konkrete, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për Forcat tona të Armatosura dhe që do ta çojnë në 7 numrin e flotës tonë. Prodhimi do të vazhdojë më tej, për të eksportuar këto anije, ku është e qartë që teknologjia e re dhe novacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim do të implementohet. Kjo marrëveshje është një ëndërr për Shqipërinë dhe për FA të Shqipërisë si dhe për ekonominë industriale të Shqipërisë.





