Zjarri në Kashnjet të Lezhës vijon të jetë aktiv, ndërsa vatrat më problematike janë përqendruar në zonën e fshatit Rras, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore.
Terreni i thyer dhe i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa prej vatrave.
Për izolimin dhe frenimin e përhapjes së zjarrit janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, ndërsa në terren po punohet edhe me pompa dore.
Situata mbetet e vështirë, ndërsa operacioni vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera pyjore.





