Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë...

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat...

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që humbi...

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët e ministrave...

Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet përplasja ekonomike...

“Rama ka humbur çdo legjitimitet”, Berisha: Takimet në Pogradec,...

Rezerva arrin në 8 miliardë euro, Tabaku: Zhvlerësimi i...

Një nga grabitjet më të pazakonta të bankës në...

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Zelensky kërkon më shumë presion ndaj Rusisë

24 Gusht 13:16

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë presion ndërkombëtar ndaj Rusisë për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave.

Në fjalimin e tij për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Kinës që të angazhohen më shumë.

“Besoj se Amerika do t’i kapërcejë të gjitha kundërthëniet dhe frikën që ka lidhur me Rusinë. Rusët duhet të sillen në tryezën e bisedimeve. Duhet të ndërmerren sanksione që do t’i bëjnë të ulërasin”, tha Zelensky në fjalimin e tij më 24 gusht – ditën kur Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

“Evropa duhet të jetë Evropë. E bashkuar, ambicioze dhe e guximshme. Kina nuk duhet të vazhdojë më të heshtë”, shtoi ai.

“Kina duhet ta dëshmojë ambicien e saj për të qenë një nga lideret botërore, jo vetëm në aspektin ekonomik dhe teknologjik, por edhe si qytetërim – duke e bërë të qartë se asnjë diktator nuk ka të drejtë ta kërcënojë planetin me kokat e tij të vjetra bërthamore”, tha presidenti ukrainas.

Ndihmë e re nga Evropa

Pak para fjalimit të Zelenskyt, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Ukraina do të marrë edhe 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.

“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ne tregojmë mbështetjen tonë të palëkundur”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Sipas von der Leyenit, fondet shtesë do të përdoren për “sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore, raketa, municione dhe radarë, për të cilët Ukraina ka nevojë urgjente”.

Gjatë ditës, vendet e të ashtuquajturit “Koalicion i Vullnetit” – ku bëjnë pjesë shtete evropiane, Kanadaja dhe vende të tjera – do të diskutojnë se si ta rrisin presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shumica e liderëve do të marrin pjesë në takim online, ndërsa kryeministri britanik, Andy Burnham, udhëtoi në Kiev.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë Britanisë që kur mori detyrën muajin e kaluar.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim në vendosmërinë tonë. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, tha Burnham.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, i nisur në shkurt të vitit 2022, ka shkaktuar dëme të mëdha në vend.

Mijëra civilë janë vrarë, miliona njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekonomia ukrainase ka pësuar po ashtu.

Që nga fillimi i luftës, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe ekonomike.

Por, sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë rriten shqetësimet se vendet perëndimore mund të lodhen nga mbështetja e vazhdueshme për vendin në luftë dhe ta zvogëlojnë ndihmën.

Ukraina kërkon mbështetje nga SHBA-ja

Ambasada amerikane në Kiev tha më 24 gusht se Uashingtoni do t’i forcojë “lidhjet ekonomike dhe të sigurisë” me Ukrainën.

Megjithatë, furnizimet e drejtpërdrejta amerikane me pajisje ushtarake për Ukrainën pothuajse janë ndërprerë që nga viti 2025.

Kievi vazhdon të përfitojë nga mbështetja e rëndësishme e SHBA-së në fushën e inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit.

Por, atij gati se i kanë mbaruar rezervat e raketave interceptuese amerikane Patriot, që përdoren për mbrojtjen ajrore.

Edhe planet që kompanitë ukrainase të marrin licencën për prodhimin e këtyre raketave duket se kanë ngecur.

Më 23 gusht, Zelensky priti në Kiev dy senatorë amerikanë – demokratin Richard Blumenthal dhe republikanin James Lankford.

Ai i falënderoi Shtetet e Bashkuara për “mbështetjen e palëkundur nga të dyja partitë dhe të dyja dhomat e Kongresit”.

Ai tha se në Kongres po vazhdojnë përpjekjet për të shtuar presionin ndaj Rusisë, përfshirë përmes një projektligji të senatorit tashmë të ndjerë, Lindsey Graham, që parashikon sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit.

Zelensky tha se i ka informuar senatorët edhe për sulmet e vazhdueshme ruse me raketa balistike dhe shtoi se Ukraina ka nevojë për më shumë kapacitete ushtarake për t’u mbrojtur nga këto sulme.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi Ukraina

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat pësojnë rënie të lehtë

më shumë...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

më shumë...

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të rëndë merr flakë në afërsi të Laçit

më shumë...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

3:04

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit....

2:50

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det...

2:45

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale...

2:43

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh:...

2:34

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen dy të...

2:27

Zjarret në vend, 5 vatra aktive, vijojnë...

1:51

Rrezikoi pushuesit, 500 000 lekë gjobë për...

1:45

Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari...

1:31

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët...

1:21

Parandalohet ngjarja e rëndë në një lokal...

1:15

Njëri kundërshtoj efektivin me dhunë, tjetri theu...

1:11

Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • Detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Athinë...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Aksidenti me dy viktima në Golem, motori u përplas me bordur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.